Një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese. Derisa ekspertët e mjedisit dhe disa qytetarë, e kanë mirëpritur këtë vendim, një pjesë e këtyre të fundit, thonë se në Kosovë ende nuk janë kushtet e jetesës sa për të paguar qese.
Një pjesë e bizneseve po implementojnë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për qeset e disa jo. Megjithatë, të gjithë inkurajohen nga ekspertët e çështjeve mjedisore, duke e konsideruar si hap të duhur në të mirë të ambientit dhe me kosto të përballueshme.Po ashtu, Nexhdet Kastrati ka thënë se ndotja e ambientit varet nga qytetarët dhe zgjidhja e kësaj situate e kërkon shitjen e qeseve.
Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë për KosovaPress, se metoda e udhëzimit administrativ nuk është konfirmuar nga qytetarët konsumatorë, derisa thekson se forma më e mirë për shitjen qeseve do të ishte rimbursimi i tyre me pagesë.
Kurse, Visar Shehu, këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, ka treguar edhe rregullat për të cilat bizneset duhet të i përmbahen gjatë shitjes së qeseve.
Shehu ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të fillojnë edhe me monitorimi te bizneset.