Raportohet e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është raportuar e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt për të cilën familjarët nuk dinë asgjë nga data 4 e këtij muaji. Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka lajmëruar vëllai i bashkëshortit të saj i cili ka thënë se ajo me vete e ka edhe foshnjën e saj gjashtëmuajshe.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njësitet kompetente janë duke e hetuar rastin.

“Më datë 05.10.2023  në stacion te policisë  është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024