Mediat e varura nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur propagandën në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi nga grupi i mbështetur nga pushteti në Serbi.
Pas sulmeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit ka ende prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës që po ruajnë sigurinë për të gjithë banorët e fshatit me shumicë serbe.Mediat e Kosovës qëndruan në Banjskë për t’i ofruar publikut gjurmët që la grupi terrorist pasi u arratis drejt Serbisë.
Mes fotografive që bën bujë ishin edhe ato të disa policëve kosovarë që luanin me disa fëmijë të nacionalitetit serb teksa po mbronin sigurinë. Por ndryshe tentuan ta paraqesin realitetin në Serbi.
“Dezinformatat vijnë nga mediat serbe. “Alo” duke inkuadruar propagandën përmes foto-gazetarisë: “Djali me topin, polici me gishtin në këmbëza” – ndërsa realiteti është krejtësisht ndryshe – Polici i Kosovës duke luajtur dhe miqësor me fëmijët”, ka shkruar ai.
#Disinformation comes from Serbian media, exhibit no. ∞
— Dren Gerguri (@DrenGerguri) September 28, 2023
“Alo” framing #propaganda through photojournalism: “The boy with the ball, the policeman with his finger on the trigger” - while the reality is completely different - ?? policeman playing and being friendly with kids. pic.twitter.com/LvlLB2pJox
Serbia shpalli një ditë zie për tre terroristët që u ekzekutuan nga Policia e Kosovës, pasi e sulmuan atë. Nga ky sulm terrorist mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Me këtë vendim Serbia u komentua se ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.
Ai nuk ofroi detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por tha se institucioni që ai drejton, është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.