​“Kosova nuk është vetëm”, në Shqipëri sonte ndizen qirinj për policin Afrim Bunjaku
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Shqipëri sonte do të ndezën qirinj në shenjë nderimi për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje (e diel) nga terroristët serbë, në Banjskë të Zveçanit.

Thirrje për të ndezur qirinj ka bërë gazetari Marin Mema, i cili ka thënë se “homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj kombit.”

Sipas njoftimit, qirinjtë do të ndezën në ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm. Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit!  Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit shqiptar! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë‼️”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/?fbclid=IwAR1MwBTdimuGdPZXfHLw1zJKbgB47NEdiK469tLee2rBkhMawo9LuxsOv2o
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024