​BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se BE konsideron se formimi i Asociacionit duhet të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte. Derisa theksoi se po monitorojnë me kujdes situatën në veri të Kosovës, dhe se po ndjekin me vëmendje rastin e arrestimit të tre serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në konferencën për media Stano tha po ashtu se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e mori përsipër, andaj siç tha ai, duhet të dorëzohet.

"Themelimi i Asociacionit të fillojë pa vonesa apo parakushte të mëtejshme", tha Stano.

Ai ka thënë se pikëpamja e BE-së lidhur me situatën në veri të Kosovës është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, zëdhënësi i BE-së tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht. Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024