Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar projektin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Vetëm 72 deputetë kanë marrë pjesë në votim, që është numër i pamjaftueshëm sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.Derisa ka kërkuar votuat e deputetëve, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se projekti ndahet në tri faza dhe ndër të tjera përfshinë rinovimin e binarëve dhe riparimin e tuneleve.
Ndërsa shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk ja vlen të votohen marrëveshje të tilla në kohën kur Kosovës i janë vendosur masa nga Bashkimi Evropian.
Pas dështimit në votim, kjo pikë e rendit të ditës është bartur në seancën e ardhshme.
Në këtë seancë ka dështuar të miratohet edhe propozim-rezoluta për punën 2 vjeçare të qeverisë. Për këtë rezolutë kanë votuar 19 deputetë, 49 kundër dhe tre të tjerë kanë abstenuar.