Nagelsmann afër emërimit trajner i Gjermanisë
Raportet sugjerojnë se Julian Nagelsmann do të emërohet trajneri i ri i Gjermanisë përpara Euro 2024. 36-vjeçari do të synojë të kthejë skuadrën në rrugën, e cila ka arritur vetëm dy fitore në vitin 2023.
Palët mësohet të kenë rënë dakord për një marrëveshje për të marrë drejtimin e skuadrës deri në Kampionatin Evropian.
Ish -trajneri i Bayern Munichut do të fitojë 400,000 euro në muaj, por Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk do t'i paguajë klubit bavarez asnjë cent për shërbimet e tij, përcjellë KosovaPress.
Nagelsmann u shkarkua nga kampionët e Bundesligës në mars të vitit 2023, dhe kontrata e tij e cila zgjati deri në vitin 2026 pavarësisht shkarkimit të tij, tani është ndërprerë nga Bayerni për t'i mundësuar atij të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.
Gjermania shkarkoi ish-trajnerin Hansi Flick më 10 shtator, pas humbjes së tmerrshme 4-1 ndaj Japonisë me skuadrën që kishte arritur vetëm katër fitore në 17 ndeshje nën drejtimin e Flick.