​Lugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Parku natyror i luginës së Shalës gjatë sezonit veror u frekuentua nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM) Shkodër bën të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se ”vetëm në muajin gusht ky park u vizitua nga 16 mijë turistë, nga të cilët 9 500 vendas e 6500 të huaj”.

Sipas ADZM Shkodër, vitet e fundit lugina e Shalës po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli.

Ky destinacion është në njësinë administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit të Lekës. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare.

Lumi i Shalës është një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë mbresëlënëse, prandaj dhe vlerësohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024