Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se duhet mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet Ligji për paga. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri bëri të ditur se janë duke i mbledhur nënshkrimet për të ftuar një debat parlamentar, ku do të kërkohet që të ketë rritje të koeficientit nga 105 në 129. Tahiri paralajmëroi inicimin e një nisme ligjore e cila do të kërkon amendamentimin e Ligjit për buxhet, nëse nuk do të ketë zhvillime të reja. Derisa theksoi se dialogu ka degraduar tërësisht.
Tahiri, përmes një konference për media përmendi institucionet që sipas tij janë dëmtuar nga Ligji për paga, derisa specifikoi Policinë e Kosovës.Tutje, Tahiri kërkoi nga qeveria aktuale që ta rritë koeficientin për paga nga 105 në 129, derisa potencoi edhe institucionin arsimor si të “prekur” nga ky ligj.
Ndërkaq, i pyetur se çfarë pret nga takimi që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Tahiri e quajti degradim faktin që Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione./Z.Zeneli/