Interi “peshkon” te Arsenali për pasuesin e Lukakut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Telenovela Romelu Lukaku ishte një dush i ftohtë për Interin, të cilit iu desh të pranonte një refuzim të papritur nga lojtari belg, i cili ditët e fundit i ishte propozuar Milanit dhe kishte nisur kontaktet me Juventusin, ndërsa “nerazzurrët” tentonin ta kthenin në Milano.

Nga kjo situatë e krijuar, Interi e ka informuar sulmuesin belg që ka hequr dorë nga transferimi i tij dhe se tashmë po i shikon alternativat në treg, përcjellë KosovaPress.

Njëri nga emrat e pëlqyer të zikaltërve është Folarin Balogun për të cilin gazetari Fabrizio Romano raporton se Interi do të kërkojë informacione në fillim të javës së ardhshme. Balogun është i hapur për largim, por Arsenali pritet të kërkojë një shifër të konsiderueshme parash.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024