Gerrard është trajneri i katërt më i paguar në botë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Paga e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard në klubin e Arabisë Saudite, Al-Ettifaq, është zbuluar të jetë afro 18 milionë euro në vit.

Gerrard morri drejtimin e klubit saudit pavarësisht se marrëveshjet e mëparshme dështuan, dhe tani ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Al-Ettifaq, raporton KosovaPress.

Gerrard është një nga shumë lojtarët dhe trajnerët e profilit të lartë që ka kaluar në Lindjen e Mesme muajt e fundit, me klubet saudite që ofrojnë paga marramendëse për yjet evropianë që nga kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassri në muajin janar të këtij viti.

Pas periudhave të shkurtra si trajner në ekipin skocez Rangers dhe ekipin e Premier Ligës, Aston Villa, paga prej 350 mijë eurosh në javë e Gerrard te Al-Ettifaq është padyshim një faktor në vendimin e tij për të kaluar në Arabinë Saudite.

Sipas “The Sun”, ish-trajneri i Aston Villas tani qëndron si trajneri i katërt më i paguar në botë, vetëm pas Jurgen Klopp të Liverpoolit që merr afro 19 milionë euro në sezon, Pep Guardiolës me 23 milionë euro në vit dhe Diego Simeones të Atletico Madridit që përfiton plot 34 milionë euro në vit.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024