Qindra veteranë nisen drejt sheshit “Skënderbeu”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe po vazhdojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, në shenjë proteste.

Para përgatitjes së protestës, disa vetura të Policisë së Kosovës me dhjetëra pjesëtarë dhe ekipe të zjarrfikësve janë vendosur në oborrin e Kuvendit dhe Qeverisë.

Përndryshe, veteranët sot kanë paralajmëruar një protestë e cila nis në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024