Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ka arritur pajtim me presidentin rus, Vlaidmir Putin, që të zgjatet marrëveshja për drithërat.

Kjo marrëveshje, që skadon më 17 korrik, mundëson eksportin e drithërave nga portet në Detin e Zi të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët, Erdogan tha më 14 korrik se ka shpresë që marrëveshja të zgjatet.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, shkruan REL. Një ditë më herët, Komisioni Evropian tha se po ndihmon OKB-në dhe Turqinë që të zgjasin marrëveshjen dhe janë duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” në këtë drejtim.

Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen. Ajo ka paraqitur një sërë kërkesash, sikurse heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse dhe lidhjen e Bankës Bujqësore ruse në sistemin e pagesave SWIFT. Më herët gjatë javës, në përpjekje për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave, OKB i ka ofruar qasje Rusisë në sistemin SWIFT.

Marrëveshja për drithërat ka mundësuar lehtësimin e krizës globale ushqimore, që është përkeqësuar pas bllokimit të porteve ukrainase për shkak të luftës.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë.

https://kosovapress.com/admin/turqia-rrit-normat-e-interesit-teksa-erdogan-po-ben-nje-kthese-ekonomike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024