Plenkoviq: Kroacia do paqe dhe zgjedhje në veri të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se dëshirojnë paqe dhe de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka deklaruar se duhet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës si dhe të njëjtat nuk duhet të bojkotohen.
Politikani kroat ka folur para Samitit të Bashkimit Evropian, i cili i zhvillon punimet sot dhe nesër.
“Duam të de-përshkallëzimin e konflikteve, të gjitha këtyre incidenteve, të cilët kanë ndodhur në muajt e fundit dhe nuk ishin të pakta, ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është që ne duam të krijojmë parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që ato zgjedhje të jenë të sigurta dhe të shohim pjesëmarrje në to", ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet, Beogradi zyrtar duhet të ftojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë.
"Natyrisht, mendoj se është vendimtare që nëse shkohet që të organizohen zgjedhje të reja, mesazhi i Beogradit ndaj popullatës serbe në Kosovë të jetë që të marrë pjesë në ato zgjedhje”, ka thënë Plenkoviq.