Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është akuzuar për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Trumpi, 76-vjeçar, përballet me shtatë akuza, duke përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara, raporton BBC duke iu referuar mediave amerikane.Akuzat nuk janë ende publike.
Kjo është aktakuza e dytë e Trumpit dhe padia e parë federale e një ish-presidenti.
Në një postim në Truth Social të enjten, Trumpi tha se është i pafajshëm dhe ishte thirrur të paraqitej në një gjykatë federale në Miami të Floridës të martën pasdite, ku do të arrestohet dhe do të dëgjojë akuzat kundër tij.
“Asnjëherë nuk e kam menduar se ishte e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhte një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara... Kjo është me të vërtetë një ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi një vend në rënie serioze dhe të shpejtë, por së bashku do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!”, ka thënë ai.