Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi në rrjete sociale pas një postimi të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell mbi kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë.
Borrell bëri të qartë tri kërkesat për të dy vendet që janë zgjedhje të reja lokale në katër komunat veriore, pjesëmarrjen e serbëve lokalë në zgjedhje si dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.“Nuk mund të falënderoj sa duhet presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Rama lavdëroi gjithashtu presidenten Vjosa Osmani, e cila foli drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Rama falënderoi edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE, Joseph Borrell.
“Një falënderim i madh edhe për Josep Borrell, për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar që të realizohet përfundimisht ky zbulim historik”, shtoi ai.