​Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë . Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

https://kosovapress.com/admin/situata-ne-veri-kurti-opsionet-tjetra-do-te-ishte-mospermbushje-e-obligimeve-kushtetuese/

Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për çështjen e dialogut.

“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar tutje ai.

https://kosovapress.com/admin/svecla-pergezoj-policine-per-profesionalizmin-ne-ballafaqimin-me-grupe-kriminale-ne-veri/

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në orën 10:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/quint-i-autoritetet-e-kosoves-te-zmbrapsen-menjehere/
https://kosovapress.com/admin/kurti-komandantit-te-kfor-it-objektet-e-komunes-jane-prone-e-republikes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024