Flamuri i Kosovës në objektin e Komunës në veri të Mitrovicës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Flamuri i Kosovës është vendosur në objektin e Komunës në Mitrovicë të Veriut, ku po betohet kryetari i ri, Erden Atiq.

Atiq doli i pari në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore.

Serbia bëri presion ndaj serbëve të Kosovës që të mos dalin në zgjedhje, dhe për rrjedhojë bëri presion që kandidatët serbë të tërhiqeshin nga gara.

https://kosovapress.com/admin/blindohet-objekti-i-komunes-ne-veri-te-mitrovices/

Strukturat paralele ilegale para dy javësh tentuan të bllokojnë hyrjen e objektit të Komunës në Zubin Potok, e disa ditë më pas edhe në Zubin Potok.

https://kosovapress.com/admin/betimi-i-kryetareve-te-rinj-ne-veri-quint-i-palet-te-permbahen-nga-veprimet-qe-ndezin-tension/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024