Osmani takoi zëvendëspresidentin e PE, u diskutua angazhimi i Kosovës për paqe në rajon
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

https://kosovapress.com/admin/kryeministri-takoi-zevendespresidentin-e-pe-marreveshja-bazike-te-zbatohet-pa-kushtezime/

Presidentja Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së. Tutje, Presidentja Osmani ka folur mbi angazhimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, thuhet në komunikatë.

Osmani gjithashtu ka theksuar nevojën për vazhdimin e mbështetjes nga Parlamenti Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024