Mungesa e investimeve kapitale dhe joefikasiteti në ekzekutimin e investimeve kapitale të qeverisë po krijon probleme të mëdha në tërë ekonominë e vendi. Kështu vlerëson anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi. Sipas ish-kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, me këtë qasje të ekzekutivit nuk po ndikohet vetëm pjesa publike, por edhe pjesa e sektorit privat.
Rukiqi, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka as edhe një projekt të vetëm që të ketë ndikim në ekonominë e vendit.Sipas Rukiqit, paketat e shpërndara nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë pasur asnjë efekt në ekonominë e vendit.
Anëtari i LDK-së theksoi se sektori privat është i dekurajuar nga qasja dhe neglizhenca e qeverisë në raport me sfidat, të cilat i kanë ata.
Duke u ndalur te inflacioni, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha se qytetarët nuk kanë pasur përkrahje nga ekzekutivi.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës nuk ka dëgjuar as rekomandimet, të cilat i kanë dhënë në vazhdimësi për të lehtësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës