Manen e pret dënim i rëndë nga Bayerni
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sulmi i Sadio Manés ndaj Leroy Sané pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez. Sulmuesi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe pas përfundimit të saj ai e goditi gjermanin me grusht në fytyrë.

Ky reagim i dhunshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Oliver Kahn, shef i skuadrës bavareze dhe Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv , kanë folur tashmë për sanksionin e mundshëm që duhet të vendosin ndaj Sadio Mané, derisa lojtari nga ana e tij kërkoi falje për atë që ndodhi.

Natyrisht, Mané do të penalizohet financiarisht për sulmin e tij ndaj Sané, por sipas 'Sky' ai nuk do të shpëtojë vetëm me këtë dhe ata mund ta pezullojnë për disa ndeshje, përcjellë KosovaPress.

Përveç kësaj, rrjeti televiziv supozon gjithashtu se ish-lojtari i Liverpool-it , edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, nuk ka të ardhme në Mynih përtej verës që po vjen. Sjellja e tij, sipas këtyre informacioneve, nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë.

Një tjetër zgjidhje shumë më drastike që ka hedhur në tavolinë 'Sky' dhe që nuk përjashtohet është që sulmuesi senegalez të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024