Arsenali vazhdon garën për Top 4, mposht Aston Villan
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e vetme e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes Aston Villas dhe Arsenalit, ku ky i fundit ka arritur të sigurojë pikët e plota në “Villa Park”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Arsenalit ka siguruar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Aston Villas, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tre pikëve për Arsenalin e shënoi ylli anglez Bukayo Saka në minutën e 30’.

Me pikët e reja, skuadra e Arsenalit zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 54 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Aston Villas, që renditet në vendin e nëntë me 36 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Arsenalit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024