Arrestohet shqiptari për mashtrim me kriptovaluta në vlerë 1.3 milion euro në Gjermani
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milion euro nga autoritetet gjermane, raportojnë mediat italiane.

26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali, i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.

Ai mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimit, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burg. /ORANews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024