Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar njё person i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte kanosur një zyrtar policor. Sikur të mos mjaftonte kaq, ai kishte tentuar të ikte gjatë arrestimit, ndërsa kishte kandosur zyrtarët policorë edhe gjatë transportit që po i bëhej për në Stacionin Policor në Pejë.
Krejt çka dihet lidhur me këtë rast:
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, më datёn 02.02.2026 rreth orёs 08:50, deri sa zyrtarët policor ishin nё patrullё kanё vërejtur tё dyshuarin i cili ishte i shpallur nё kёrkim policor”, thuhet po aty.
I dyshuari fillimisht kishte tentuar të ikte nga organet e rendit.
Sikur të mos mjaftonte vepra penale e mëparshme, personi në fjalë bëhet e ditur se kishte kanosur edhe policët tjerë, gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë.
“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policorë dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’.”