Arrestohet një zyrtar në Partesh, dyshohet për falsifikim të dokumenteve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
policiaa-29
1 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një zyrtar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit. Sipas policisë, dyshohet se kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve.

“Gjilan / 18.03.2020 - NN. Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve”, thuhet në raportin e policisë.  

Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025