Arrestohet një i dyshuar për pesë vjedhje në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot nga Hetuesit e Drejtorisë së Kryeqytetit është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, për vjedhje të rëndë të raportuar më 22 gusht 2024 në stacionin Qendra në Prishtinë.

Shtetasi A.B. (21), pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024