Arrestohet në Marok i dyshuari për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është arrestuar në Marok, 28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

I arrestuari me inicialet pritet që të ekstradohet në Shqipëri, shkruan KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/shengjin-vritet-biznesmeni-ardian-nikulaj/

“Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Biznesmesni Ardian Nikulaj, u vra para disa jave në biznesin e tij në Shën Gjin.

https://kosovapress.com/admin/vrasja-e-biznesmenit-nikulaj-arrestohet-kater-persona-ne-londer/

Si motiv i kësaj ngjarjeje që tronditi Shqipërinë dyshohet të jetë një hasmëri e vjetër me fisin Palaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024