Në një njoftim të Prokurorisë Themelore thuhet se janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’. Të cilët me veprimet e tyre dyshohet si kanë shkaktuar dëme Komunës së Lipjanit në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ të cilët me veprimet e tyre dyshohet si kanë shkaktuar dëme Komunës së Lipjanit në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro.
Prokuroria Themelore njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.
“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”.