Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
Armembajtjepaleje
21/01/2026 - 21:42
Linku u kopjua

Hetuesit e stacionit policor  të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur),  për vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë  ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit. 

“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026