Arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, kjo është arsyeja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Sot në media u raportua që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), kanë thënë për KosovaPress se Ramadanit i është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak, në kthim në paraburgim.
Sipas MPJD-së, Ramadani ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.
Por, se nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth raportimeve për arratisje.
“Ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, ka thënë Leutrim Sahiti, këshilltar politik në MPJD.
Derisa shton se informacione tjera zyrtare nuk kanë pranuar nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë KosovaPress merr vesh që arratisja ka ndodhur pas ndryshimit të masës nga arresti shtëpiak dhe aktvendimit për t’u kthyer në paraburgim në burgun e Shutkës.
Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.
https://kosovapress.com/arratiset-nga-arresti-shtepiak-ish-pjesetari-i-uck-se-blerim-ramadani