Apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes shkak i kushteve atmosferike
Dëgjoje me zë...
Apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes shkak i kushteve atmosferike
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut.
Në një postim në rrjete sociale, PK ka apeluar që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut.
“Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes. Shoferët luten të: përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.