Autoritetet serbe nuk duhet ta ekstradojnë gazetarin bjellorus Andrey Gnyot, për tu përballur me akuza e ta torturojë regjimi, apelon politikania opozitare në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Ajo ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset Gnyot në rast se ekstradohet.
Sipas saj, ai mund të burgoset dhe rrezikon të torturohet nga regjimi atje, për çka ka ftuar ShBA-në të mbajë një qëndrim të fortë për të mbrojtur të gjithë bjellorusët që kanë gjetur strehë kudo në botë.
"Ne nuk duhet të lejojmë që Andrey Gnyot të ekstradohet nga Serbia në #Bjellorusi, ku ai rrezikohet të burgoset dhe torturohet në duart e regjimit. I bëj thirrje ?? të mbajë një qëndrim të fortë për të mbrojtur jo vetëm Andrein, por të gjithë bjellorusët që gjetën një strehë të sigurt në SHBA dhe në mbarë botën", ka shkruar ajo.
We must not allow Andrey Gnyot to be extradited from Serbia to #Belarus, where he is at risk of imprisonment & torture at the regime's hands. I call on ?? to take a strong stance to protect not only Andrey but all Belarusians who found a safe haven in the U.S. & around the world. pic.twitter.com/kKlDD7yB87
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) June 14, 2024