Anëtari LGBTI+ pjesë e qeverisë së Biden për çështjet bërthamore
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti Joe Biden ka emëruar Sam Brinton, një drag queen dhe "aktivist queer", për të mbikëqyrur karburantin e shpenzuar dhe mbetjet në zyrën e energjisë bërthamore të Departamentit të Energjisë.

Brinton, i diplomuar në MIT me diploma të dyfishta master në inxhinieri dhe teknologji bërthamore, ka qenë gjithashtu një aktivist për Global Zero dhe organizatën për parandalimin e vetëvrasjeve të homoseksualëve dhe transgjinorëve, The Trevor Project.

Ai ka këshilluar më parë Presidentin Donald Trump për çështjet e mbetjeve bërthamore, sipas The Uashington Examiner.

"Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë të bëj, duke udhëhequr përpjekjet për të zgjidhur sfidat e vendit të mbetjeve bërthamore." – u shpreh Brinton.

Brinton në mediat sociale ka mbrojtur hapur fetishizmin e tijseksual dhe ka shprehur entuziazëm për "lojën e këlyshëve", një qasje seksual që përfshin lojën me role si kafshë.

Mbrojtësit e LGBTQ+ kanë lavdëruar emërimin e Brinton.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024