Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot nuk ka pranuar të komentoj deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi i cili sot u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.
"Nuk kam ndonjë koment, faleminderit, dhe mungesa e komentit është një koment", tha Guerot.
I pyetur edhe për situatën aktuale politike në vend, Guerot tha po ashtu se ka takuar disa përfaqësues të partive, por sipas tij këto subjekte duhet ta zgjidhin këtë çështje.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.