Ambasadori amerikan takoi përfaqësues të serbëve të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës. Ai ka thënë se e ka përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.

Pas takimit, ku pjesëmarrës ishin edhe Aleksander Jabllanoviq dhe Aleksander Arsenijeviq, Hovenier ka shkruar se opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë.

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1693981884861022234

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024