Aliti për Lojërat Mesdhetare: Ia dëshmuam botës fuqinë tonë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti e ka cilësuar si fitore historike që dëshmon fuqinë e Kosovës në sytë e botës faktin që kanë arritur ta marrin organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

Aliti ka thënë për KosovaPress se kjo nuk është fitore vetëm për Komitetin Olimpik dhe sportin, por për të gjithë Kosovën.

Aliti shtoi se Qeveria e Kosovës do të jetë bartësja kryesore në mbarëvajtjen e këtyre lojërave në Kosovë.

Madje Sekretari i KOK ut u shpreh shumë i bindur edhe optimist.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, të shtunën, në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Kosova mori të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 me 55 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime. /A. Bytyqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024