Albulena Haxhiu do të jetë sërish emri i LVV-së për kryetare të kuvendit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Albulena Haxhiu do të jetë sërish emri i LVV-së për kryetare të kuvendit
Albulena Haxhiu 17072026
27/07/2026 - 12:09
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish do të shkojë me emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit.

Konjufca tha se ndonëse këtë gjë s’e kanë biseduar ende, emri i Haxhiut do të vendosen në mbledhjen e radhës së kryesisë së kësaj partie.

“Jo, deri tash nuk e kemi biseduar atë çështje, por këto do të merren brenda organeve të Vetëvendosjes, në mbledhjen e ardhshme të kryesisë me gjasë që vendoset gjithçka. Por, unë mendoj që kryetarin e Kuvendit e kemi tashmë të vendosur, ai është zonja Haxhiu dhe ky me gjasë që do të jetë po ashtu propozimi i njëjtë”, tha Konjufca, raporton KosovaPress.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është thirrur me 6 gusht.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026