Aktivistë të PSD-së gjuajnë me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë e “milkshake” zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi.

“Tortë e milkshake për "Zajednicën". E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka thënë PSD-ja në njoftimin e saj në Facebook.

Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyri Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024