Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, mbi bazën e informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, në fillim të muajit shkurt 2022 ka nisur aksionin e koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.
Në kuadër të këtij plani janë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.
Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona të tjerë nën dyshimin për shitje narkotikësh dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.