Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka filluar një auditim zyrtar të incidentit, pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.
Në një deklaratë thuhet se Akademia do të "hetojë veprimet dhe pasojat e mëtejshme" në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e sjelljes.
Akademia njoftoi në Twitter menjëherë pas ceremonisë se nuk e pranon dhunën.
Rreth 45 minuta pas incidentit, duke marrë Oscar-in e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin në "King Richard", Smith kërkoi falje në një fjalim me lot para Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe kolegëve të tij, por jo edhe ndaj Chris Rock.
Incidenti filloi kur Rock bëri shaka për prerjen e flokëve të gruas së Smith, Jade Pinkett Smith, por nuk dihet nëse ai e dinte se gruaja e Smith po luftonte me një sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve.