Osmani uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale
Bota
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitorën e zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Erdogan do të vazhdojë ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pret të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy shteteve tona.

Presidenti turk, Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e 'Shekullit të Turqisë', tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës.

https://kosovapress.com/admin/erdogan-shpall-fitoren-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-turqi/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
560
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024