Abdixhiku me Osmanin, do t’i shkojë në takim për datën e zgjedhjeve
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku me Osmanin, do t’i shkojë në takim për datën e zgjedhjeve
LumirAbdixhiku
06/03/2026 - 11:29
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se do të marrë pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme të ftuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke mos thënë shumë komente për vendimin e presidentes, për nxjerrjen e dekretit për shpërndarje të Kuvendit, kreu i LDK-së tha se janë në Prekaz dhe në këtë tempull çështje politike nuk kanë vend, raporton KosovaPress.

“jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe çështjet politike në këtë tempull nuk kanë vend. Po, kemi takim në ora 13:00. Nga këtu pas vizitës do të shkojmë tek baca Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i presidentes për caktimin e datës së ardhshme së zgjedhjeve dhe atje besoj se do të deklarohem para medieve”, tha ai.

https://kosovapress.com/osmani-fton-partite-politike-ne-oren-1300-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm ka nxjerr dekretin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës pas dështimit të mbrëmshëm të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur presidentin e ri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026