Abazoviq flet për ndalimin e fluturimit të aeroplanit të Lavrov në Serbi
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë sonte se nuk duhet të ketë dramë të madhe për shkak të situatës në lidhje me ndalimin e fluturimit të aeroplanit të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili do të shkonte për vizitë në Serbi.

Ai pas festimit të pesë vjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO deklaroi se ka pasur konsultime me ministrin e Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq, por gjithashtu shtoi se të gjitha ministritë janë të detyruara të zbatojnë sanksione.

“Mali i Zi qëndron pranë partnerëve të tij dhe me politikën e përcaktuar ndaj BE-së dhe ne veprojmë si të tjerët që vendosën sanksione ndaj Rusisë. Unë nuk do të bëja ndonjë dramë prej saj, ne mund ta vlerësojmë faktin që dikush po proteston dhe po vepron ndryshe si pjesë e të menduarit politik të situatës, por kjo situatë është mjaft e qartë. Vendimi i Malit të Zi për të qenë pjesë e NATO-s ishte i duhuri dhe tani që ata shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, edhe skeptikët më të mëdhenj janë të vetëdijshëm për këtë," tha Abazoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024