AAK për seancën për presidentin: Nuk marrim pjesë, performancë publike
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
AAK për seancën për presidentin: Nuk marrim pjesë, performancë publike
As deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrin pjesë në seancën për diskutimin për çështjen e presidentit.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ata vazhdimisht janë neglizhuar nga Albin Kurti, prandaj nuk kanë asnjë aryseje për të marrë pjesë në këtë seancë.
Sipas tij, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje të reja.
“Diskutimet për zgjedhjen e presidentit kanë qenë një spektakël politik, një performancë publike me një qëllim të vetëm politik, për të ardhur në këtë situatë. Ne ende nuk kemi asnjë emër përveç emrave të cilat i ka propozuar VV dhe që janë zyrtarë të saj dhe nuk janë kandidat unifikues konsensual. AAK-ja nuk ka qenë e ftuar në këto diskutime, nuk marrim pjesë në një diskutim që prapë është një performancë publike. Do të flasin vetëmevete”, tha Tahiri.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.