A po qëndron Artan Grubi në Prishtinë?
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A po qëndron Artan Grubi në Prishtinë?
Artan Grubii
07/01/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Një burim i agjencisë së lajmeve Kosovapress ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress.

Sipas të parit, politikani i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë. Grubi, sicc insiston burimi, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa ka lëshuar edhe pak mjekërr.

Përveç Grubit, policia veri-maqedonase ende është në kërkim edhe të ish-drejtorit të “Lotarisë shtetërore”, Përparim Bajrami, ndërsa i pakapshëm për organet e ndjekjes mbetet edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Më 16 dhjetor 2024, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim kundër Grubit për keqpërdorime serioze me tenderë në “Lotarinë shtetërore”, u bë e ditur se ai e kishte braktisur shtetin. Deri më sot zyrtarisht nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ndërkohë, për Bajramin, avokati i tij kishte mohuar se ai është në arrati, porse “thjesht është shpërngulur nga shteti”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026