A e ka nisur fushatën zgjedhore? Vjosa Osmani përgjigjet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A e ka nisur fushatën zgjedhore? Vjosa Osmani përgjigjet
VjosaOsmanii
24/03/2026 - 13:36
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën në kuadër të vizitave në qytetet e Kosovës, raporton KosovaPress.

Ajo këto vizita i ka quajtur takime falënderimi, që siç tha ajo për përkrahjen që i është dhënë nga qytetarët gjatë mandatit të saj.

“Falënderoj qytetarët për përkrahjen, për dashurinë që na kanë dhënë, për faktin që kanë qenë pranë nesh çdo ditë përgjatë këtyre pesë viteve dhe për nderin e madh që ma kanë dhënë që t’i përfaqësoj ata brenda dhe jashtë, përgjatë këtyre viteve. Thjesht janë takime falënderimi siç i patë edhe shumë prej këtyre që sapo i patëm këtu", u shpreh ajo.

Këto deklarime ajo i bëri pas akademisë përkujtimore në Mitrovicë, në nderim të jetës dhe veprës së Latif Berishës, i cili u vra nga serbët. Presidentja Vjosa Osmani është pyetur edhe për raportet me kryetaren e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla, për çka ka refuzuar të përgjigjet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026