Haxhiu: Opozita bllokoi shtetin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Opozita bllokoi shtetin
Haxhiu-090526
09/05/2026 - 12:23
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në vend që institucionet të vepronin normalisht dhe të respektohej vullneti i qytetarëve, opozita zgjodhi rrugën e bojkotit dhe bllokadës institucionale.

Ajo këto komente i bëri në këshillin e përgjithshëm të LVV-së.

Haxhiu, tha se qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje 51.1 për qind të votave, duke e cilësuar këtë si mandat të qartë për qeverisje.

Sipas saj, opozita ka vazhduar me bllokada politike dhe institucionale, duke penguar funksionimin normal të institucioneve dhe duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Pak ditë më parë u shpërnda një Kuvend plotësisht legjitim, i dalë nga zgjedhjet ku qytetarët folën qartë. Vullneti i tyre ishte i padiskutueshëm. Legjitimiteti ishte i plotë. Për një kohë të shkurtër u votuan shumë marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës. U prodhuan kriza artificiale dhe bllokada politike që e çuan vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kjo nuk është diçka e re për qytetarët. Këtë e kemi parë për 10 muaj: pengesa, vonesa, bojkot i organizuar dhe shmangie kushtetuese. Ishte strategji për ta futur vendin në një cikël të pafund zgjedhjesh. Në vend që institucionet të vepronin normalisht dhe të respektohej vullneti i qytetarëve, u zgjodh rruga e bojkotit dhe bllokadës institucionale.”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se gjatë mandatit të kaluar janë votuar marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, por sipas saj, krizat artificiale dhe bojkotet e organizuara nga opozita kanë krijuar bllokadë institucionale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026