?Ankthi social, ose siç njihet ndryshe si fobia sociale, është një çrregullim që e vuajnë shumë persona gjatë jetës së tyre. Kjo është një dukuri që ndikon në të gjithë sferat e jetës, por sidomos gjatë gjithë proceseve të punësimit. Ajo ju bën të ndiheni sikur jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgim, por edhe të gjykuar nga të tjerët. Kjo bën që të ndiheni në stres, si të pavlerë, të sëmurë e në fund të izoluar.
A dëshironi ta dini nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve? Atëherë këto janë disa nga simptomat e këtij çrregullimi:
2. Tensioni i muskujve;
3. Marramendje;
5. Skuqje në fytyrë dhe kraharor;
6. Djersitje e duarve dhe në fytyrë;
8. Pamundësi për të marrë frymë mirë;
9. Nxehtësi ose ftohtësi në trup;
11. Të folurit bëhet i pakuptueshëm nga dridhjet, frymëmarrja jo e mirë dhe ngarkesa emocionale
Edhe pse këto simptoma kanë nevojë për trajtim për ta “rregulluar” këtë çrregullim të ankthit shoqëror, janë disa punë të cilat mund t’i bëni për t’ju përshtatur.
Kontabilistët përgatisin regjistrime financiare për kompanitë dhe bizneset. Janë të mirëorganizuar dhe të përqendruar në detaje. Ata mund të punojnë në grupe, por po aq mirë edhe vetëm.
Bibliotekist
Zhvillues të softuereve
Këta profesionistë janë mendjet kreative pas programeve kompjuterike. Disa krijojnë aplikacione, të cilat i lejojnë njerëzit të bëjnë detyra specifike në kompjuter dhe pajisje tjera. Parashikohet që deri në vitin 2029 kërkesa e tregut për zhvilluesit e softuerëve do të rritet deri në 22%.
Këta profesionistë mbledhin dhe analizojnë të dhëna duke i aplikuar teknikat matematikore dhe statistikore, për të zgjidhur probleme. Ata dizajnojnë gjetje, pyetësorë dhe sondazhe për të mbledhur të dhëna. Edhe kjo është po ashtu një punë që ka të ardhme të ndritur, sepse parashihet që deri në vitin 2029 të ketë rritje prej 33%.
Përkthyes
Shkrues
Shkruesit krijojnë përmbajtje për lloje të ndryshme të mediave, përfshirë këtu marketingun, blogjet, librat, magazinat, po aq mirë edhe për filmat dhe titrat televizive. Shumë shkrues janë të vetëpunësuar, mjafton ta kenë një kompjuter dhe të kenë talent në të shkruar.