30 minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
30 minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre
trepca
10/04/2023 - 12:33
Linku u kopjua

Aktualisht rreth 30 minatorë të minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, mbeten të bllokuar në minierë.

Ai kanë thënë se numri i minatorëe të bllokuar në minierë ka qenë edhe më i madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja shëndetore e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë. Ai shtoi se po bëhen përpjekje që t'u dalin në ndihmë minatorëve të ngujuar. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026