15 fjalët që duhet t’i përdorni në CV dhe 15 të tjera që duhet t’i shmangni
Lexohet për: 7 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Hapi i parë përmes të cilit do ta krijoni përshtypjen e parë te punëdhënësi potencial është CV-ja. Sipas US News & World Report, duhen më pak se 20 sekonda për punëdhënësin për ta marrë një vendim bazuar në CV-në tuaj. Çfarë do të thotë kjo? Janë disa fjalë “kyçe” që kërkohen nga çdo punëdhënës e disa të tjera që nuk mund t’i tolerojnë.

15 fjalët që duhet t’i përdorni

Sipas një gjetje të CareerBuilder, të bërë me 2201 profesionistë të burimeve njerëzore, rekruterë dhe punëdhënës, këto janë 15 fjalët që duhet t’i përfshini në CV-në tuaj.

E arritur

Kjo përdoret sidomos në pjesën e përvojës së punës. Punëdhënësit duan të dinë se çka mund t’i ofroni kompanisë dhe kjo fjalë e përshkruan më së miri. “E arritur” është fjalë e cila u tregon punëdhënësve që keni pasur sukses në të gjitha detyrat e kaluara.

Përmirësuar

Kjo fjalë tregon që e keni bërë diferencën në kompaninë ku keni punuar më parë. Shembull mund të thoni “Efikasitet i përmirësuar të punëve administrative përmes digjitalizimit të sistemit”. Kjo nuk tregon vetëm që keni arritur diçka, por edhe i tregon aftësitë që i keni përdorur për ta arritur atë.

Trajnuar/mentoruar

Këto fjalë janë edhe më të kërkuara kur aplikoni për pozita menaxheriale, udhëheqëse ose këshillues për të tjerët. Shembull, “I kam trajnuar 15 shankistë për të punuar me makinerinë e re të cappuccinos.

Menaxhuar

Si fjalët paraprake edhe kjo fjalë e veprimit që tregon aftësi për t’i udhëhequr të tjerët. Përpiquni të përfshini edhe numra të njerëzve që i keni menaxhuar.

Krijuar

Kjo fjalë tregon që jeni në gjendje të bëni më shumë sesa thjesht të ndiqni urdhra, pra mund të konstruktoni diçka dhe ta vendosni në jetë. Kjo fjalë tregon pavarësi dhe vetëmotivim.

Zgjidhur

Punëdhënësit e duan dikë i cili është në gjendje që t’i njohë dhe t’i zgjidhë problemet. Përdorni këtë fjalë për ato pozita të cilat konsiderohen si “më të larta”, por po aq mirë munden edhe punonjësit me pozita të zakonshme.

Vullnetarizëm

Kjo fjalë tregon që jeni në gjendje ta ofroni ndihmën tuaj në ekip, edhe nëse ajo punë nuk lidhet drejtpërdrejt me ju. Pra, merrni edhe iniciativa

Ndikuar

Punëdhënësit i duan po ashtu ata punonjës të cilët janë bindës për gjëra të mira në kompani.

Marrje/dhënie

Përcaktoni më anë të sasisë suksesin tuaj! Përfshini numra për të treguar se si u keni ndihmuar kompanive tjera për të kursyer para, për të fituar donacione apo edhe për të arritur suksese tjera. Shembull “Kemi krijuar një buxhet të ri i cili ka rezultuar në uljen prej 10% të shpenzimeve të zyrës, ose e kemi rritur numrin e donacioneve për 15% për mes iniciativave të reja.”

Ide

Kreativiteti është një gjë tjetër që e kërkojnë punëdhënësit, në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të sillni zgjidhje të reja në tavolinë. Shpjegoni se si ideja juaj i ndihmoi kompanisë për të arritur suksese! Kjo i tregon edhe aftësitë tuaja për të deleguar.

Lansuar 

Kjo fjalë tregon që do të jeni në gjendje që me sukses t’i përfundoni projektet. Pavarësisht nëse keni lansuar ndonjë aplikacion, e dizajnuar ndonjë webfaqe etj.

Përfituar

Punëdhënësi po ashtu dëshiron ta dijë se si në kompaninë në të cilën keni punuar keni dhënë vlera. Një mënyrë për ta bërë këtë është të treguar të ardhurat që i keni sjellë në kompani, pra paratë. Mundësisht përdorni numra!

Nën buxhet

Gjersa kompanitë duan të dinë që jeni në gjendje t’u sillni para, gjithashtu duan të dinë nëse jeni në gjendje t’u ruani para. Përmendi ndonjë rast!

Fituar

Si fjalët tjera të ngjashme edhe kjo i tregon punëdhënësit që keni qenë të suksesshëm në punët e mëparshme. Nëse keni fituar ndonjë mirënjohje apo çmim, mos ngurroni ta përmendni!

15 fjalët që duhet t’i shmangni

Më i miri

Shmangni klishetë dhe frazat e turpshme si kjo në CV! 

I pari

Edhe kjo është një klishe tjetër, nëse e përmendni në rastet pa e përmendur ndonjë rast specifik, kur njëmend keni dal i pari.

Mendoj jashtë kornizave

Kjo është ndoshta fjala që më së shpeshti e dëgjojnë punëdhënësit edhe pse mund të mos ju duket. Edhe këtë mund ta zëvendësoni me një shembull, apo me fjalë të tjera si “krijuar”, “konceptualizuar”, “zhvilluar”.

Sinergjia

Sinergjia mund të duket si term në modë, por kjo fjalë edhe mund t’i irritojë punëdhënësit. Pse të mos thoni “bashkëveproj” ose “bashkëpunoj” me departamentet tjera?

Urdhërues

Pak e pasjellshme apo jo? Epo mos e bëni këtë gabim! Nëse jeni person i cili ka deleguar detyra ose të tjerët e kanë marrë gjithmonë mendimin tuaj, mund të përdorni terma tjerë, ose edhe të jepni shembuj për këtë. Përshkrimi është më i mirë së komentimi.

Shtues vlerash

Kjo i bën punëdhënësit të mendojnë sikur jeni person që mburret gjatë gjithë kohës.

Prodhues rezultatesh

Ja edhe një tjetër frazë e thatë! Argumentoni ju lutemi!

Lojtar ekipi

Të gjithë e thonë këtë, duke qenë se të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është në kompanitë e sotme kjo aftësi. Po si ta dijë punëdhënësi që jeni vërtetë ashtu?!

Punëtor i palodhur

Të gjithë punonjësit lodhen një ditë, shto këtu që askush nuk e beson që një punonjës mund të punojë me të njëjtin ritëm pa u lodhur asnjëherë. Sikur është më mirë të tregoni raste kritike kur është nevojitur puna juaj e palodhur?

Mendimtar strategjik

Nëse e paraqisni veten si dikush i cili mendon, kjo mund të nënkuptojë si dikush që vetëm mendon por nuk ndërmerr diçka.

Dinamik

Kjo fjalë më shumë e përshkruan personalitetin tuaj sesa etikën e punës apo aftësitë. Është intervista ajo që ia jep mundësinë punëdhënësit ta shoh energjinë që keni.

I vetëmotivuar

Edhe kjo është një fjalë e ngjashme si fjala paraprake. Do të ishte më mirë sikur ta përmendni ndonjë projekt që e keni arritur, por e keni bërë në mënyrë vullnetare.

I orientuar ndaj detajeve

Mos! Ky është gabimi më i shpeshtë që e bëjnë aplikuesit. A e dini pse? Sepse ata e shkruajnë këtë e në ndërkohë kanë plot gabime në CV.

Pika e fundit

Çka pika e fundit? Kjo është shpesh një frazë e paqartë, rastet në të kaluarën do ta qartësonin më shumë. /Akademi Pune

https://kosovapress.com/%e2%80%8bpese-gabimet-me-te-zakonshme-gjate-kerkimit-te-punes/
https://kosovapress.com/a-mund-te-ktheheni-perseri-ne-punen-e-vjeter/
https://kosovapress.com/%e2%80%8bcfare-te-beni-pas-debatit-te-ashper-me-koleget-e-zyres-ose-shefin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024